"Zemra E Punetorit" Текстове на песни
„Zemra E Punetorit“ има текстове на албански език.
Значението "Zemra E Punetorit" идва от албански език и в момента не се преобразува в английски превод.
Teksti dhe muzika: Fatmir Muja
Orkestroi: Agon Neziri
Produced by Fatmir Muja & BIK
©℗ FM Production & FM Network
FM PRODUCTION -
ONIMA -
ZEMRA E PUNËTORIT
Kur takon në rrugë punëtorin
Mos kalo pa e përshëndetur
Se nga puna e tij është hapur
Rruga ku je duke ecur
E ka ndarë trupin nga shtrati
Kur të tjerët në gjumë ishin
Edhe fëmijët e tij kanë dashur
Kur zgjohen në shpi ta kishin
Ref.
Për fëmjë duart i çahen
Për fëmijë buzët i thahen
Për ta kohën bën kurban
Por me ta kohën s’e ndan
Bëj siç thotë profeti i dashur
N’daç me pasë zemrën gjallë
Jepjani hakun punëtorit
Pa iu tha djersa në ballë
I ka puthur fëmijt e tij
Kur ata nuk e kanë pare
Bëja ti të bukur ditën
Duke I thane puna e mbarë
Edhe nës s’thotë mbarë paç
edhe nëse s’të buzëqesh
Mos e gjyko kurrë punëtorin
Kur n’vend tij nuk mund të jesh
Puna e rëndë në gjitha stinët
Rrobat krejt ia ka ngjyrosur
Por më mire rrobat me njolla
E zemrën të panjollosur
Punon që ftyrat e fëmijëve
Pa buzëqeshje mos me mbetë
Prandaj fytyrat e tyre
Më së paku i sheh në jetë
Edhe po gaboi punëtori
Ruje zemrën nga zemërimi
Sikur të mos ishte puna
S’do të ndodhte as gabimi
Se ofshama e punëtorit
Është e heshtur, por e thellë
Me u lute zemra e thyme
Ta djeg tokën me gjithë qiell. ~ @Fatmir Muja